Manifestimi „Nderimi i Shën Cirilit në Romë“, filloi në mëngjes me lutjen tradicionale në Bazilikën San Klemente dhe me vendosjen e kurorës në varrin e Shën Cirilit nga ana e delegacionit shtetëror-kishtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në përbërjen e të cilit është zëvendësministri i Kulturës, Vlladimir Llazovski.

Delegacioni i udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe nga Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit, imzot Stefani, ndërsa në përbërjen e tij janë edhe zëvendëskryeministri, Koço Angjushev, Viktor Dimovski, sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Robert Allagjazovski koordinatori nacional i kulturës, priftërinjtë dhe deputetët.

Nderimi i veprimtarisë së misionit të vëllezërve Cirili dhe Metodi vazhdoi me audiencën te Papa Francisk, prej ku u dërguan porositë për shpresë, ngushëllim dhe tolerancë, ndërsa mbështetja nga Froni i Shenjtë që ishte vërtetuar edhe me vizitën e parë të Papës në vendin tonë, është mirënjohje e veçantë për vendin që Republika e Maqedonisë së Veriut e zuri në komunitetin global të vendeve progresive.

Manifestimi i cili është afirmimi i punës vizionare të iluminizmit të vëllezërve të shenjtë që në kontekstin evropian aktual flet për kosmopolitizmin, mirëkuptimin e dallimeve, dialogun ndërmjet vendeve të botës në tejkalimin e problemeve, vazhdoi në nderimin e përbashkët të pjesës së programit me delegacionin e Republikës së Bullgarisë dhe me koncertin e kampiones së operës, Vesna Gjinovska-Ilkova dhe pianistit, Dino Imeri.