Teatri japonez No në Shkup – mbrapa në analogen, njeriu para digjitalit

Ky teatër ka mbrojtur botën analoge për më shumë se 700 vjet dhe u ndihmon njerëzve të njihen me historinë e samurajeve japoneze, jetën në shekujt 14, 15, 16, por edhe ndonjëherë në formën e saj origjinale i prek edhe temat bashkëkohore, si p.sh. ekologjia dhe nevoja për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në Shkup këtë fundjavë në TKM për herë të parë u interpretua arti tradicional i Teatrit No “Jamamoto” me 21 pjesëmarrës, duke përfshirë edhe tre bartës të Certifikatës për të mirën kulturore jomateriale të ndarë nga Qeveria e Japonisë.

Programi përfshinte “Hagoromo” (Veshja e Perjanit) dhe “Cuçigumo” (Merimanga e tokës). Publiku pati mundësinë që një orë e gjysmë të njihet me këtë formë tradicionale të teatrit, të cilën e zhvilluan samurajët japonezë në shekullin XIV, fillimisht si një akt ritual i kushtuar shpirtrave të të vdekurve.