Në Qendrën Kulturore të Rinisë, në 26 shkurt, me fillim në ora 19.00 do të promovohet romani i tij i fundit “Pas shiut” të aktorit të njohur Rade Sherbexhija.

I njohur me buzëqeshjen e tij të gjerë, karizmin dhe kapelat e njohura Sherbexhija tha “E dua Maqedoninë si shtëpinë time, dhe këtu më presin njerëzit e mi të dashur”.

Me njohjen e karrierës dhe vlerave të tij të pasura që i barti në kulturën ballkanike, ai tek audienca e lexuesit maqedonas do ti përcjellë përvojat e tij që i kanë ndodhur pikërisht atëherë pasi u bë i njohur në rolin e Aleksandrit në filmin “Para shiut” të regjisorit tonë Milço Mançevski.