Në praninë e një numri të madh mysafirësh dhe vizitorësh, dje në Muzeun Arkeologjik të Republikës së Maqedonisë së Veriut është hapur ekspozita “Stepa e madhe: historia dhe kultura”, e cila realizohet në kuadër të projektit “Udhëtimi i Njeriut të Artë nëpër muzetë në botë”, njoftuan nga Ministria e Kulturës, përcjell Portalb.mk.

Ekspozitën e shpalli të hapur ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, i cili theksoi se ekspozita e Muzeut Kombëtar të Republikës së Kazakistanit, nga Nur Sulltan, do të na e afrojë vendin i cili e jeton të tanishmen e vet civilizuese mbi themelet e së kaluarës së vet të pasur.

Ekspozita „Stepa e madhe: historia dhe kultura“ për vizitorët do të jetë e hapur deri më 11 gusht.

Ekspozita
Ekspozita “Stepa e madhe: historia dhe kultura”