Në Muzeun e Qytetit të Shkupit, do të mbahet ndarja solemne e çmimit letrar për romanin më të mirë të pabotuar të vitit – “Pegaz”, sonte (17 dhjetor) në orën 20:00.

Në evenimentin do të promovohet edhe romani fitues nga konkursi për vitin 2019 – “Libri i lexuar në ëndërr” nga autorja Sonja Manxhuk. Libri do të promovohet nga Xvezdan Georgievski nga Fondacioni “Sllavko Janevski”.

Në konkurs arritën 77 dorëshkrime, ndërsa për fituesin vendosën Dimitar Bashevski, shkrimtar dhe botues, Ivan Shopov, shkrimtar dhe Bisera Bendevska, redaktore e “Ars Lamina”.